Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai thotë se procesi i vettingut drejtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në këtë vazhdë nuk pret që opozita të votojë kundër.
“Ata që i detyruan atëherë do t’i detyrojnë prapë. Vettingu drejtohet nga politika amerikane. Ata e kuptojnë se nuk mund të kalojnë në një pozicion anti-amerikan. Opozita, përkatësisht PD, e tregoi që nuk mund të dalë në një variant anti-amerikan. Reforma në drejtësi drejtohet nga politika amerikane.”, tha Ngjela në një intervistë për Euronews Albania.
Duke e mbështetur procesin e vettingut, Ngjela u shpreh se Shqipëria nuk ka pasur drejtësi, por vjedhje të saj.
Ai tha se largimet mund të shkaktojnë vonesa në gjyqe, por kjo i shërben pastrimit të institucioneve nga fenomeni i korrupsionit.
“Pasojë negative nuk ka. Nuk keni pasur pushtet gjyqësor, këtu ka pasur pushtet vjedhjeje. Do ikin të gjithë këta. A do ta votojë vettingun PD? Do ta votojë patjetër se nuk del kundër Uashingtonit. Do ta çojnë deri në fund pastrimin e Shqipërisë, nga një bandë pushtuesish. Reformat do të vazhdojnë, vonesa në gjyqe do ketë, por më mirë vonesa se sa të ketë shitje të drejtësisë. Do venë një nga një të votojnë në Parlament, edhe shtimin afateve të vettingut”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post