Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj e cilëson kryedemokratin Lulzim Basha si kandidatin më të fortë, në zgjedhjet e 13 qershorit.
Shehaj u shpreh se ka pranuar të futet në garë në këto kushte, dhe nuk do të bëjë kërkesë për t’i ndryshuar ato.
Ndër të tjera, Shehaj tha se ka për ta njohur rezultatin e zgjedhjeve në PD, por kjo s’do të thotë se nuk do të denoncojë parregullsitë.
“Nuk ka dyshim që Basha është kandidati që është më i forti midis të treve. Do e kisha bërë dhe menaxhuar ndryshe. Unë kam pranuar të marr pjesë në këto zgjedhje, s’kam ndërmend të bëj kërkesa për të ndryshuar. Mirëpritja varet. Unë do e njoh rezultatin, por s’do të thotë që mos them që ka parregullsira. I jam futur garës duke patur parasysh si është organizuar procesi. Mora vendim të marr pjesë në garë, s’kam tjetër. Do të duhej më shumë kohë për një garë reale, më të drejtë”, – u shpreh Shehaj.
Diskutime rreth kësaj post