Numri dy i socialistëve, Taulant Balla ka bërë me dije se miratimi i propozimit të Komisionit Evropian për të përjashtuar Ballkanin Perëndimor nga autorizimi i eksportit të pajisjeve mjekësore në kuadër të luftës kundër Covid-19, do të hyjë në fuqi të dielën.
Balla e ka cilësuar këtë lajm si një tjetër mesazh solidariteti vjen nga familja e Bashkimit Evropian.
Postimi i Ballës:
“Një tjetër mesazh solidariteti vjen nga familja e Bashkimit Evropian për Shqipërinë, Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Miratimi i propozimit të Komisionit Evropian për të përjashtuar Ballkanin Perendimor nga autorizimi i eksportit të pajisjeve mjekësore në kuadër të luftës kundër Covid-19, do të hyjë në fuqi këtë të Djelë, 26.04.2020.
Nuk jemi vetëm ndaj armikut të padukshëm.” – ka shkruar Balla.
Diskutime rreth kësaj post