Pas zgjedhjeve Ori Nebiaj vendosi t’i rikthehej emisionit “Pushime On Top”. Gjatë puntatës më të fundit, Ori i është përgjigjur pyetjeve të kolegut të saj, Flori Gjini, ku foli për fushatën dhe vazhdimësinë e saj në ekran.
Ori tregoi se “Pushime On Top” i ishte besuar para zgjedhjeve dhe do e bënte si emision edhe nëse do zgjidhej deputete. Ndërsa nga shtatori premtoi surpriza.
“Unë e di shumë mirë që ty nuk ka rreshtur se ngacmuari ideja se me kë do e prezantosh ‘Pushime On Top’. Edhe njerëzit më thoshin, ‘nëse do bëhesh deputete, si nuk do e bësh më Pushime On Top’? Ky është një sezon që është një marrëveshje e bërë dhe që sigurisht mandati nuk do ta pengonte të përfundonte dhe ne jemi bashkë në këtë sezon të 4-të. Nga shtatori nuk dihet çfarë ndodh, surpriza do ketë, kjo është e sigurt”, – u shpreh Ori.
Diskutime rreth kësaj post