Një shqiptar i cili jeton në Itali ka kërcënuar se do të hidhte në erë pallatin ku ai banonte.
Ngjarja ka ndodhur në Pontedera, ku 41-vjeçari spërkati apartamentin me benzinë.
Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari i cili vuante nga xhelozia, kishte spërkatur shtëpinë e tij me benzinë dhe ishte gati t’i vinte zjarrin.
E gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten e tij dhe në sy të djalit të tyre adoleshent.
Fatmirësisht policia ka ndërhyrë në kohë duke shmangur një tragjedi.
Shqiptari u arrestua dhe akuzohet për tentative vrasje në rrethana familjare.
Diskutime rreth kësaj post