Presidentja e Komisionit Europian , Ursula Von der Leyen, është shprehur se konferenca e donatorëve për fazën e rindërtimit të Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, do të mbahet më 17 shkurt.
Ajo ndër të tjera është shprehur se këto muaj janë shumë të rëndësishëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Do punojmë për të vënë para procesin e zgjerimit. Do të përmirësojmë këtë. Do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën për anëtarësimin dhe procesin e negociatave për të dy vendet dhe që të plotësojnë kriteret e duhura. Konferenca e donatorëve, jemi të lumtur për të pas tërmetit të tmerrshëm që ndodhi. Do të përpiqemi të ndihmojmë Shqipërinë në fazën e rindërtimit. Muajit e ardhshëm janë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor. Konferenca do të jetë më 17 shkurt.” – tha Von der Leyen.
“Duhet të prezantojmë një metodologji para samitit të Zagrepit. Është diçka që vlen të përmendet se vetë Kroacia e ka të freskët eksperiencën e një vendi të tillë që u bë së fundmi pjesë e BE. Besoj se do punojmë për çështje që janë ngritur tashmë dhe do të gjejmë një rrugë për Shqipërinë dhe Maqedoninë.” – tha më pas ajo.
Diskutime rreth kësaj post