Të gjithë e dimë se thuajse të gjitha gratë shtatzëna kanë neps të paparë dhe tundimit për ushqimin s’ka mundur t’i shpëtojë dot as moderatorja Arbana Osmani.
Duket se pritja e ëmbël do të lërë disa “pasoja” (e kemi fjalën për disa kilogramë tepër), pasi duket se Arbana s’ndalon dot së ngrëni!
Në InstaStory, moderatorja ndau fiksimin e momentit tashmë që është në pritje të një bebushi.
“Nga seriali ‘si të hamë një tortë mimosa brenda 24 orësh’” shkruan ajo krahas fotos së publikuar.
Arbana është në pritje të fëmijës së saj të parë me regjisorin Eduart Grishaj, ndërsa aludohet se bebushi është djalë.
Moderatorja është gjithashtu nënë e një djali të quajtur Jon, nga martesa e saj e mëparshme.
Diskutime rreth kësaj post