Ilir Meta tashmë vendosi zyrarisht anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ku tashmë vendi është futur në kaos.
Lidhur me këtë vendim reagoi edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila deklaroi se nuk ka komunikuar me Ilir Metën, bashkëshortin e saj president, dhe shton se nuk ka ndikim në vendimin që kreu i shtetit mori papritur
Por ish-kreu i “Aleancës Kuq e Zi” Kreshnik Spahiu shprehet se regjisorët e protestave dolën hapur dhe ata janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Meta.
Reagimi
Unë e njoh shumë mirë Sali Berishën. Ai nuk do tërhiqet nga skenari i tij, dhe këtë e them me siguri. Unë s’di sa do trembet Edi Rama dhe nëse do të zbythet për marrveshje me opozitën, por Berisha s’ka për të bërë asnjë hap pas, madje as nga presioni ndërkombëtar.
Ka një logjikë të thjesht, çdo hap pas për Berishēn do ishte dalje në pension dhe do rrezikonte lirinë dhe pasurinë. Ai ka një parim në luftë: “Pas meje, le të bëhet qameti”. Berisha do përpiqet ta tremb deri me jetë Edi Ramën që të ulet dhe ti jap pushtetin në tavolinë. Do përdori çdo armatim që të ulë sërish në tavolinë Bashën me Ramën. E kishte përgatitur edhe dekretin e Ilir Metës prej kohës pasi e kapur Presidentin në një moment kritik që po i shkrihet totalisht partia që ja trashëgoi gruas.
Presidenti Meta duket që është në hall të madh. 3 orë pas deklaratës zyrtare të Ëashingtinit, në të cilën zoti Palmer deklaroi se do i hiqet viza nga Amerika çdo personi që prish zgjedhjet, tre familjet e mëdha Berisha, Basha dhe Meta shprazën fishekun e fundit.
Dekreti s’kish as datë zgjedhjesh tjera dhe as bazë ligjore. Dekreti Metës thjesht synonte të legjitimojë “Anarkinë” e Sali Berishës, i cili do u thotë ndērkombëtarve pas gjak-derdhjes që pa planifikuar në 30 qershorit se “populli” mbrojti dekretin e presidentit. Në 1 korrik do shpall dëshmorët e votës lirë që mbrojtën institucionin e Presidentit.
Meta dhe Berisha kanë dal hapur se ata janë regjizorë të protestave. Rama ndjehet i tradhëtuar nga Presidenti që e zgjodhi me votat e tij në 2017.
Gjithsesi kriza po prek fundit. Askush nuk e rruan as për kushtetutën, as për institucionet, as për shtetin, as për stabilitetin, as për integrimin. Zerooooo interes kombëtar dhe papërgjegjshmëri totale.
Muskujt dhe forca do pushtojnë çdo gjë.
Në këto kushte do kemi këto skenar:
– zgjedhjet do bëhen dhe do njihen nga faktori ndërkombētar?
– Zgjedhjet s’do bëhen se friksohet Rama ose jep dorheqje?
– Zgjedhjet do prishen nga protestat e dhunshme në 30 qershor?
– Zgjedhet do bëhen normalisht sepse ambasadorët do dalin të mbrojnë kutitë e votimit?
– Rama të tentojë arrestimin e Metës dhe Berishës?
– Kriza të agravohet dhe bandat të fillojnë atentatet politike?
– Zgjedhjet do shtyhen me marrveshje dhe pazar Rama-Meta-Basha?
Unë s’po parashikoj se cili variant do të ndodhë por jam i qartë të them se cili është varianti më i keq për shqiptarët që nuk duhet të ndodhë!
*Varianti i fundit i një marrveshje të re Basha-Rama do ishte fatkeqësi kombëtare dhe vazhdim i status quos edhe 30 vite të tjera.
Më mirē të fusin në burg njëri-tjetrin ose të vriten mes tyre në protesta se sa të durojmë pazarin e fëlliqur mes tyre edhe 30 vjet.
Deri më tani Rama ka treguar se as di të fus në burg kundërshtarët dhe as ka këllqe që ti vrasë. Me këtë logjikë në fund mund katandiset tek marrveshja…
Ka dhe një variant alla shqiptarçe me sloganin: “Shtyje sa ta shtysh ose kap ça të kapësh”, qē do tē thotë të zvarriten cop-cop deri në 2021….
Duke qenë se dhe ndërkombëtarët kanë deklaruar se nuk do të negociojnë, ka shumë gjasa që kriza të zgjasë rrumpall edhe disa vite.
Fundja anarkia dhe rrëmuja u inereson të dy krahve sepse i mbajnë dyert e politikës të mbyllura për elitat e reja por edhe për drejtësinë ose prokurorët e Vetingut.
Vota e popullit nuk i largon ata nga politika sepse e numërojnë sipas qefit të tyre.
Vetëm burgu i nxjerr nga loja ose nëse do hanë kokat e njëri-tjetrit.
Le të presim deri atēhere,sepse ndoshta do i’a dëgjojmē krismēn..
Diskutime rreth kësaj post