Nga takimi online që zhvilloi ne demokratët në Amerikë, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta që kanë si qëllim t`i hapin rrugën shqiptarëve që të votojnë të lirë dhe se ky do të jetë objektivi kryesor i tyre.
Deklarata e Berishës:
“Edhe “Foltorja” është një thirrje e fuqishme për protestën. Në çdo “Foltore” ku shkoj u kujtoj shqiptarëve një thënie të kancelarit gjerman që thoshte për gjermano-lindorët që vinin në Perëndim: Bashkëatdhetarët e mi po votojnë me këmbët e tyre.
Nëse nuk do votojnë me këmbët tona nuk mund të votojmë dot me duart tona. Do angazhohemi me protesta të fuqishme që kanë vetëm një qëllim t’u hapin rrugën shqiptarëve për të votuar të lirë. Ky do jetë objektivi kryesor i tyre,”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post