Djokovic e Nadal, në gjysmëfinalet e turneut në Doha
Novak Djokovic, N.1 boteror dhe Rafael Nadal (N.5), jane kualifikuar per ne gjysmefinalet e turneut ATP ne Doha te Katarit, pasi kane mundur respektivisht argjentinasin Leonardo Mayer (6-3, 7-5) dhe rusin Andrey Kuznetsov (6-3, 5-7, 6-4).
Por, atyre u jane krijuar mjaft probleme gjate ndeshjeve te zhvilluara me rivale ne dukje inferiore.
Djokovic do te ndeshet te premten ne gjysmefinale me çekun Tomas Berdych, N.6 boteror, i cili mundi lehtesisht britanikun modest Kyle Edmund (N.102) te enjten ne mbremje (6-3, 6-2).
Ndersa Nadal do te luaje ne gjysmefinale me ukrainasin Illya Marchenko (94-ti boteror), i cili fitoi ndaj francezit Jérémy Chardy (N.31) me dy sete 6-3, 7-6 (7/3).
Diskutime rreth kësaj post