Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar sot me kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishanin lidhur me vendimin unanim të marrë nga Grupi parlamentar demokrat dje për djegien e mandateve të deputetit.
Takimi bëhet për zyrtarizimin e këtij vendimi sipas statutit të kësaj partie, pasi vendimi thelbësor mbetet ai që deklaroi dje kreu i PD-së, Basha, që Grupi “vendosi unanimisht djegien e mandateve parlamentare të Partisë Demokratike në Kuvendin e dalë me votat e krimit dhe mafias në zgjedhjet e manipuluara të 25 qershorit 2017. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike autorizoi Kryetarin e Partisë të ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.”
Diskutime rreth kësaj post