Tre punonjës të OSHEE-së në Shkodër janë plagosur në orët e mbrëmjes gjatë kohës që riparonin një automat në nënstacionin elektrik “Shkodra 1”, në periferi të qytetit, në lagjen “Skënderbeg”.
Dy nga të plagosurit janë dërguar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, ndërsa menjëherë në ambientet e QSUT-së kanë mbërritur ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe drejtori i OSHEE-së, Ardian Çelaj.
Mjekët janë shprehur se situata është nën kontroll, ndërsa Erion Hafizi, 35 vjeç ka marrë plagë serioze dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Diskutime rreth kësaj post