Kryetari i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri përmes një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar kryebashkiakun e Athinës Kostas Bakojanis, për mbështetjen dhe praninë e tij gjatë protestës së zhvilluar dje.
“Dëshiroj të falënderoj me gjithë zemër kryetarin e Bashkisë së Athinës, Kostas Bakojanis për mbështetjen e tij dhe thelbësore në luftën time dhe gjithashtu për praninë e tij në protestën madhështore në Himarë”, shkruan Beleri në një postim në Facebook.
Bakojanis, dje nga protesta, ndër të tjera deklaroi se Beleri ka të drejtën e një gjykimi të drejtë, por edhe se paraburgimi i tij i paligjshëm shkel ligjin, shkruan Protothema.
“Emri dhe mbiemri i tij është: Fredi Beleri”, tha dje Kostas Bakojanis, duke shënuar praninë e tij në demonstratën e madhe të organizuar nga organizata e mërgimtarëve “Omonoia”.
Diskutime rreth kësaj post