Është ende një plagë e freskët për familjen, që mesa duket nuk do të mbyllet kurrë, vetëvrasja e një djali të ri në mes të Rinasit disa kohë më parë, që u vëtëflijua duke hipur në tarracën e aeroportit “Nënë Tereza”
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 1 shtator 2016 kur 23-vjeçari Jurgen Kapllanaj sapo kishte ardhur nga Gjermania.
Me celularin e të birit në dorë dhe me apelin për drejtësi Shaban Kapllanaj qëndron në dyert e gjykatës në kërkim të një përgjigje se përse djali i tij humbi jetën.
“Të thuhet se çfarë ka ndodhur. Nuk u mor një masë, nuk foli një polic në gjyq. Dua të di se cfarë i ka ndodhur djalit tim që arriti deri atje. Pasi ka lënë çantën aty është ngritur lart pa asnjë shkak, që atje nuk lejohet, pse është lejuar. Dua të di lejohet atje apo jo, ka masa sigurie apo jo, pasi atje nuk lejohet”.
Sipas babait të 23 vjeçarit të vetëflijuar ai qëndroi për 17 minuta mbi tarracën e aeroportit dhe siguria atje nuk mori asnjë masë. “Siguria te Rinasi nuk mori asnjë lloj masë, se çfarë bën atje, ka ndenjur 17 minuta atje lart. Populli donte ta shpëtonte ata nuk e linin.
Djali të vdesë dhe unë të jetoj, nuk jetoj…Nëse hetojnë mund të ma mbushin mendjen, por nëse nuk hetojnë unë do të mbushem me bomba dhe do të hidhem në erë në mes të Rinasit. I bëj thirrje drejtësisë që të marrë masa dhe të hetojë, që të mos arrij deri atje” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post