Një djalë i ri është zhgënjyer nga vajza që dashuron, sepse kjo e fundit nuk është treguar e sinqertë me të. Djali ka rrëfyer historinë e tij .
“Përshëndetje fansat e faqes.
Jam një 29-vjeçar nga Thethi që jetoj në emigrim.
Në verë në Shkodër kam njohur një vajzë që më ka rrëmbyer zemrën sapo e pashë në lokal për herë të parë.
E gjeta mundësinë përmes një shoku dhe ja mora emrin dhe e kërkova në Facebook.
Ajo ma pranoi direkt kërkesën e më tha që gabimisht më ngatërroi me një të njohurin e saj. Atëherë e besova, por tani kam dyshime se më ka thënë të vërtetën.
Nisëm duke folur për disa ditë dhe më pas u takuam. E kisha me ngut sepse më duhej të kthehesha në punë.
U pëlqyem shumë. Ajo ishte 17 vjeçe kur e njoha.
Edhe më tha që do të bëhej e imja kur të bënte 18 vjeçe. Kështu qoftë thashë. E prita, por kur kishte ditëlindjen nuk më hapi telefonin.
Isha larg dhe po çmendesha.
Ma hapi pas dy ditësh dhe më tha që mes nesh ka marrë fund.
Nuk e kuptoj, i thashë, çfarë të ndodhi? Jam e lidhur me një tjetër, tha, prej 2 vitesh, por kur u njohëm bashkë ishin grindur dhe tani jemi pajtur.
Unë nuk jam as i vogël që ajo të tallej me mua.
E ofendova me thënë të drejtën e tani jam penduar se kam marrë vesh që është ndarë me atë djalin. Unë e ndjej…a është turp ta kërkoj?”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post