Djali nuk e voton nënën e tij në zgjedhje
Nëse dikush kandidon për një post publik, natyrisht që llogarit në votat e familjarëve të vet. Por në Indi ka rezultuar që kjo formulë të mos jetë e pandryshueshme.
Rajesh Kumar, polic në jug të Indisë, ka shkruar në Facebook se nuk do të lejoj që dashuria ndaj nënës së tij “ta ndal për të kryer detyrën ndaj kombit”, transmeton Koha.net.
Nëna e tij, Jagadamma, ishte kandidate për partinë në pushtet BJP, dhe mbështetja nga djali i tij ka mund të ishte jetike, por ajo humbi zgjedhjet vetëm për gjashtë vota.
Rajesh Kumar, kishte shkruar: “Nëna ime ishte mësuese në shkollën time, por kur ajo harroi betimin kombëtar dhe më mësoi mua, unë vendosa të publikoj këtë që t’iu kujtoj njerëzve si nëna ime, betimin”.
Ai u ka thënë medieve që nëna e tij është një nga njerëzit më të fort që njeh, por që edhe ajo i ka thënë se mund të zgjedh partinë që do.
Kumar ka marrë një përkrahje të madhe nga komuniteti dhe kjo si duket ka qenë arsyeja e humbjes së nënës së tij.
Krejt në fund ai ka treguar se për kë ka votuar. Vota e Rajesh Kumar ka shkuar për Koalicionin e Majtë Demokratike, e udhëhequr nga Partia Komuniste e Indisë, blok i cili i fitoi zgjedhjet në Kerala.
Diskutime rreth kësaj post