Një djalë ka rënë viktimë e mashtrimeve në internet. Ai thotë se pas muajsh komunikimi me një “vajzë” në Facebook ka zbuluar se ishte mashkull.
“Kujdes në internet sepse ka shumë perverse. Unë jam shokuar nga kjo që më ka ndodhur.
Jam një 34-vjeçar nga Shkodra dhe banoj në Londër. Si çdo emigrant edhe unë kam njohur vajza në Facebook.
Mundësia më e mirë mendoja për të njohur vajza shqiptare, sepse nuk kam dashur kurrë që ta marr nusen me shkuesi.
U njoha me një vajzë, kështu mendoja unë të paktën se po flisja me vajzë. U njoha në verë dhe nisëm bisedat. Sinqerisht nga profile nuk dallohej që ishte falso.
Alamet vajze me të marrë në qafë. Bisedat tona nisën të bëheshin ditë dhe natë.
Më hyri shumë në zemër që mos qofsha o Zot. E atë e mallkoftë Allahu.
Më niste foto erotike. Ishte yll, po çmendesha për të. Mezi prisja ta takoja e të isha me të. Ta kisha në krahë. Nje trup yll, një gjoks me të heq mendjen.
E kështu një natë i them që do vij në Shqipëri. Ok më thotë mezi po të pres. Vi dhe tentoj ta takoj. Më shkruan që nuk mundet atë ditë.
Më shmangu gati 5 ditë. Derisa më shkruan që është mashkull, por që ka rënë në dashuri me mua. E nëse unë do të pranoja ai mund të më takonte.
Ta kisha përballë e vrisja për atë zot. Jam tronditur keq…Nuk di si ta kaloj këtë flliqje që më bëri…Dua të gjej kush është…por ka bllokuar çdo adresë pasi e shajta dhe e kërcënova…”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post