Disa sekonda pasi Presidenti Ilir Meta u përplas me policinë bashkiake të Tiranës te zyrat e FRD-së në ndihmë, kreut të shtetit i shkoi edhe djali me një grup simpatizantësh të LSI-së.
Grupi ishte pranë selisë së Frymës së re Demokratike me aktivistët e LSI-së.
Paraditen e sotme, kreu i shtetit është përfshirë dhe vetë në përplasje me të dërguarit e Bashkisë së Tiranës dhe policët. Përplasja ka ndodhur për shkak se Bashkia Tiranë i ka dërguar një shkresë FRD-së dhe i kërkonte të lironte zyrat pasi ato janë në pronësi të saj.
Diskutime rreth kësaj post