Ditën e sotme, djali i Meriton Mjekiqit, Loari, feston ditëlindjen e 6-të. Moderatori ende nuk e ka uruar publikisht djalin, mirëpo ish-partnerja e tij po.
Egesta ka ndarë disa foto të vogëlushit, e përkrah tyre ka shkruar urimin e ëmbël për të voglin.
Kujtojmë se historia e Meriton Mjekiqit 8 vite me parë me ish-partneren, Egestën, ishte historia më e përfolur në “showbizz”-in e Kosovës. Në atë kohë vetëm 21 vjeç, Meriton Mjekiqi, vetëm një muaj pasi ua prezantoi ndjekësve në “Instagram” se do bëhej baba, u nda me Egestën. Dyshja janë përplasur edhe publikisht, ku kanë hedhur edhe akuza ndaj njëri-tjetrit.
Egesta shprehej disa vite më parë se Meritoni ishte vetëm “babai biologjik” i Loarit, pasi nuk e kishte takuar asnjëherë, madje nuk i kishte bërë as një dhuratë për ditëlindje.
Historia e tyre u vu në qendër të medias, pas hyrjes së Meritonit në “BBV”, ku dhe u prek disa herë kjo çështje. Pas përfundimit të asaj eksperience, Meritoni ende nuk e ka takuar djalin e tij.
Diskutime rreth kësaj post