Djali i ish-presidentit të Tajvanit Chen Shui-bian, është dënuar me një vit burg për një rast pastrimi parash, ku autoritetet kanë thënë se episodi i pastrimit të parave, zbuloi disa raste korrupsioni që përfshinin familjen e ish- presidentit.
Gjykata e Lartë vendosi një gjobë prej 48,000 dollarësh për Chen Chih-Chung. Chen më i ri është aktualisht një këshilltar i qytetit të Kaohsiung.
Gjykata i dha gruas së Chen Chih-Chung, Huang Jui-ching, dhjetë muaj burg, pezullim për katër vjet dhe një gjobë prej 32,000 dollarë.
Gjykata tha se çifti fitoi 8.1 milionë dollarë në mënyrë të paligjshme nga pastrimi i parave.
Paratë janë sekuestruar dhe do të kthehen në thesarin kombëtar. Rasti është një nga disa skandalet e supozuara që përfshijnë familjen e ish-presidentit të Tajvanit.
Chen Shui-bian, shërbeu si president nga 2000-2008. Ai u dënua në vitin 2009 me burgim të përjetshëm, më pas u reduktua në 20 vjet. Gruaja e tij, Wu Shu-Jen, gjithashtu u dënua në vitin 2010 me 11 vjet në një rast korrupsioni.
Diskutime rreth kësaj post