Djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, Hunter Biden dhe kompania e tij kanë fituar rreth 11 milion dollarë përmes roleve të tij si jurist dhe anëtar bordi në një firmë ukrainase të akuzuar për ryfshete dhe nga puna e tij me një biznesmen kinez tani të akuzuar për mashtrim, sipas një analize nga NBC News të një kopjeje llogarisë së Biden në iCloud, diskut të kompjuterit dhe dokumenteve të shfaqur nga Republikanët në dy komitete të Senatit amerikan.
Dokumentet, të cilat nuk tregojnë se çfarë ka bërë ai për të fituar miliona nga partnerët kinezë, ngrenë pyetje për sigurinë kombëtar, etikën e biznesit dhe ekspozim potencial ligjor. Në dhjetor 2020, Biden pranoi përmes një deklarate se ka ishte subjekt i një hetimi federal për taksat.
NBC News atëherë raportoi se një ish-partner biznesi e kishte paralajmëruar Bidenin të rregullonte kthimet e taksave për të deklaruar 400 mijë dollarë të ardhura nga firma ukrainase Burisma. Burime nga Partia Republikane kanë bërë të ditur se në rast kthimi në Shtëpinë e Bardhë këtë vjeshtë, do të kërkojnë dokumente të tjera dhe do të hetojnë nëse ndonjë pjesë e fitimeve të Bidenit ka shkuar për të atin, Presidentin Joe Biden.
“Asnjë rregull etike qeveritare nuk aplikohet për të”, tha Walter Shaub, ish-drejtor i Zyrës së Etikës Qeveritare, duke shtuar se “është e rëndësishme që askush në Departamentin e Drejtësisë dhe në Shtëpinë e Bardhë nuk duhet të ndërhyjë në hetimin penal në Delaware”.
Frank Figliuzzi, ish-ndihmësdrejtor i FBI për kundërzbulimin, tha se ka rrezik për sigurinë kombëtare kur fuqi të huaja si Kina shohin një mundësi për t’u afruar me dikë si Biden. “Gjithçka bëhet për akses dhe influencë, dhe nëse arrin të komprometosh dikë që i ka të dyja, aq më mirë”, tha Figliuzzi. “Edhe më mirë akoma nëse objektivi komprometon veten”.
Dokumentet dhe analiza tregojnë se sa shpejt i harxhoi paratë. Ai shpenzoi mbi 200 mijë dollarë në muaj nga tetori 2017 deri në shkurt 2018 në hotele luksoze, pagesat e Porsche, punë dentare dhe tërheqje parash cash.
Biden e ka pranuar harxhimin e parave për të blerë drogë dhe festa me të huaj që e kanë vjedhur vazhdimisht, dhe ka pasur vështirësi për të paguar këste të shumtë kredish apo detyrimet prindërore dhe ish-gruan.
Në regjistrimin e kërkesës për divorc në shkurt 2917, avokati i ish-gruas së Bidenit shkruante se borxhet e çiftit ishin të mëdha dhe se iu detyroheshin 313 mijë dollarë taksave.
Sipas padisë, çifti iu kishte dhënë çeqe të rremë shërbyesve dhe iu detyrohej pará doktorëve e terapeutëve.
Një përfaqësues i Biden thotë se ati tashmë i ka shlyer të gjitha detyrimet e taksave, rreth 2 milion dollarë. Megjithatë, ekspertët ligjorë thonë se pagesa e detyrimeve nuk e lehtëson atë nga përgjegjësia penale dhe nuk do të thotë që borxhet janë shlyer detyrimisht.
Analisti i NBC News Chuck Rosenberg, ish-zyrtar i Departamentit të Drejtësisë, thotë se pagimi i detyrimeve nga Biden mund të shihet si pranim i shkeljeve penale nga ana e tij. Mospagimi i taksave për shumë vite tregon se është akt i vetëdijshëm, shpjegon Rosenberg.
Pagesa mund ta ndihmojë për të zbutur dëmet, por nuk mund të zhbëjë krimin. “Është njësoj si t’i kthesh paratë një banke që ke grabitur. Mbetet fakti që e grabite bankën”.
NBC News siguroi një kopje të hard diskut të laptopit të Bidenit nga një përfaqësues i Rudy Giulianit dhe ekzaminoi marrëveshjet e biznesit nga 2013 deri më 2018 bazuar në informacionin në hard disk dhe në dokumentet e nxjerrë nga Senati.
Biden ka mohuar çdo lloj aktiviteti të paligjshëm dhe tha për CBS News se po bashkëpunon me hetimin federal në Delaware. “Jam 100 për qind i sigurt se në fund të hetimit do të dal i pastër”, tha.
Biden dhe Kina
Biden fitoi 5.8 milion dollarë, më tepër se gjysmën e fitimeve të tij totale nga 2013 deri më 2018, nga dy marrëveshje me interesa biznesi kinezë.
Marrëdhënia më fitimprurëse e biznesit ishte roli si konsulent në një projekt me një kompani që i përket një biznesmeni kinez dikur të fuqishëm, i cili tani mendohet se është i arrestuar në vendin e tij.
Sipas rekordeve të biznesit të cilave iu referohet raporti i Senatit, Hudson West III, një kompani e financuar nga CEFC, kompani kineze nafte e gazi, dhe kryetari i saj, Ye Jianming, i pagoi 4,790,375.25 dollarë Owasco P.C. për rreth një vit. Dokumentet qeveritare në Washington tregojnë se Owasco P.C. kontrollohet nga Hunter Biden.
Një analizë e emaileve jep pak informacion për llojin e biznesit që kreu në emër të Hudson West III dhe autobiografia e tij nuk e përmend me detaje marrëveshjen.
Një nga mundësitë potenciale për biznes të diskutuara shfaqet në një seri emailesh midis Biden, disa partnerë amerikanë dhe individëve kinezë të lidhur me Hudson West III. Aty flitet për një marrëveshje të mundshme gazi në Monkey Island në Louisiana më 2017, por duket se asnjë marrëveshje nuk u arrit.
Britt Singletary, avokati që kreu kërkime për marrëveshjen e Monkey Island dhe një tjetër, tha se marrëveshja nuk u bë ngaqë nuk ia vlente.
“Financiarisht, nuk do të funksiononte. Marrëveshjet ishin shumë të mëdha dhe me shumë risk për Hunter Biden, xhaxhain e tij Jim Biden dhe partnerët kinezë”.
Singletary tha se nuk mund të jepte detaje për këshillat që iu dha në lidhje me marrëveshjen Hunter Bidenit, xhaxhait të tij dhe dy kinezëve të Hudson West III, Mervyn Yan e JiaQi Bao. Ai i përshkroi Yan dhe Bao si “shumë të zgjuar” dhe tha se u zhvilluan dy takime, në Atlanta dhe New Orleans. Hunter Biden mori pjesë në takimin në New Orleans.
Singletary ishte këshilltar i Komitetit Gjyqësor të Senatit në vitet ‘70, ku u njoh me Senatorin e atëhershëm Joe Biden. Singletary beson se e zgjodhën ngaqë Joe dhe Hunter Biden e dinin se ai nuk d’i fuste në marrëveshje të këqija biznesi.
Në vitin 2018, prokurorët kinezë e akuzuan Ye Jianming për “krime ekonomike”, përfshirë mashtrime e ryshfete, dhe e ndaluan për ta marrë në pyetje. Që atëherë nuk është parë më në publik.
Sipas raportit Republikan në Senat, Hudson West III, CEFC dhe një firmë tjetër u përfshinë në disa transaksione që ishin “midis atyre të identifikuara si përpjekje të mundshme për të fshehur fondet”.
Rrjeti Kundër Krimeve Financiare në Departamentin e Thesarit të SHBA-së përshkruan fshehjen e fondeve “ndarje të parave të përfituara në mënyrë të paligjshme nga burimi kriminal i tyre, duke i kaluar përmes një serie transaksionesh financiare, gjë që e bën të vështirë gjurmimin e parave mbrapsht deri burimin e origjinës”.
Por raporti nuk thotë nëse Hunter Biden ishte apo jo i përfshirë personalisht në ndonjë transaksion që sugjerohej të përfshinte fshehje fondesh.
Biden duket se ka punuar edhe për një nga bashkëpunëtorët e biznesit të Ye. Patrick Ho u dënua nga gjykatën federale e SHBA për dhënie ryshfeti deri në 2 milion dollarë zyrtarëve të lartë në Çad dhe Uganda, në ndjekje të marrëveshjeve të naftës në ato vende, duke filluar nga shtatori 2014.
Ai u dënua me tre vjet burg në mars 2019 dhe më pas u dëbua nga SHBA në përfundim të dënimit.
Regjistrimet e gjykatës federale dhe emailet në hard diskun e Biden tregojnë se Ho ishte i punësuar nga CEFC dhe ishte bashkëpunëtor i Ye. Ho punoi për projektin e dështuar të Monkey Island.
Hudson West i dërgoi kompanisë së Bidenit, Owasco, 1 milion dollarë nga Hudson West III në mars 2018 për “Përfaqësimin e Dr Patrick Ho Chi Ping”, sipas raportit të Senatit dhe emaileve në hard diskun e Bidenit.
“Nuk gërmova shumë”
Biden shkroi në librin e tij autobiografik se sa pak nga marrëveshjet e tij të biznesit sollën rezultate të prekshme. Ai thotë se nuk ishte “i dëshpëruar” përpara se të zinte një pozicion në bordin e kompanisë ukrainase të gazit Burisma në 2014, por se paratë i “bënë punë” dhe se gjithçka i erdhi krejt rastësisht. Sipas tij, kjo do të thoshte se nuk do t’i duhej të mundohej shumë për të gjetur klientë, “pjesa më impenjuese e punës sime – shpimi i njëzet puseve që nuk nxorën naftë deri sa arrita të kem sukses”, dhe se ajo i lejoi të kalonte më tepër kohë me vëllanë e tij, Beau, i cili ishte duke vdekur.
Futha e Bidenit në bordin e kompanisë si kreu i çështjeve ligjore u raportua në një njoftim për shtyp në maj 2014. Në një moment nga maji deri në dhjetor 2014, Burisma dyshohet se i ka paguar ryshfet një zyrtari ukrainas për të ndihmuar në ndalimin e një hetimi të përbashkët amerikano-britanik mbi një zyrtar të lart të Burismës për pastrim parash, sipas një email të Departamentit të Shtetit që citon një prokuror ukrainas.
Në librin e tij, Biden përshkruan përpjekjet që bëri përpara se të merrte punën në Burisma për t’u siguruar që kompania ishte etike, si dhe hapat që nuk ndërmori.
Ai lexoi një raport nga një firmë hetimore korporatash, e quajtur Kroll, sipas të cilit Burisma ishte e pastër, por ai shqetësohej ngaqë raporti ishte që një vit e gjysmë më parë. Firma e tij ligjore më pas porositi studimin e vet dhe se Burisma “i plotësonte të gjitha pikat e rëndësishme”.
Firma ligjore i rekomandoi që Burisma të vendoste norma edhe më të rrepta etike dhe do të ishte detyra e Bidenit t’i vinte në zbatim ato.
Sipas tij, asnjë nga firmat që studiuan Bursimën nuk kishin dijeni për hetimin amerikano-britanik mbi zyrtarin e lartë të saj. Biden tha se Britania i liroi asetet e zyrtarit në fillim të 2015 dhe e mbylli çështjen më 2018.
Biden tha edhe se “nuk gërmova shumë për të parë nëse [Mikolaj] Zlochevsky e kishte vënë me ndershmëri pasurinë gjatë dekadave të kleptokracisë dhe korrupsionit që nga koha kur Ukraina ishte republikë e Bashkimit Sovjetik”.
Ai shkruan se është gjithmonë i vetëdijshëm se emri që ka e ndihmon, por edhe që ishte i kualifikuar për punën. Thotë se nuk ka asnjë vend në botë që të jetë jashtë sferës së influencës së babait të tij, por askush në Burisma “as nuk dha ndonjë shenjë se donin që të ndikoja te administrata”.
Pará për “familjen”
Ndërsa Republikanët supozojnë se termi “pará për familjen” i përdorur nga Biden në një email i referohet fisit Biden në vend të familjes së ngushtë, asgjë në dokumentet e Senatit ose në hard disk nuk tregon se ai kishte ndarë paratë e fituara me anëtarë të tjerë të familjes, përfshirë të atin.
Dëshmitë anekdotike nga hard disku dhe dokumentet, si dhe autobiografia e Biden dhe dokumenti i divorcit në vitin 2017 nga ish-gruaja e tij, përputhen me nevojën e Bidenit për para për ish-bashkëshorten dhe fëmijët e tij, shkollimin dhe hipotekën dhe për shpenzimet e tij të pangopura personale.
Megjithatë, nëse republikanët marrin kontrollin e Kongresit, siç duket e mundshme, ata do të përdorin fuqinë e tyre të thirrjes për të gjetur dhe nxjerrë në pah çdo lidhje financiare midis babait dhe djalit.
Faktet nga kompjuteri dhe dokumentet e Senatit, si dhe autobiografia e Bidenit dhe divorci i depozituar nga ish-gruaja më 2017 janë në linjë me nevojat e Bidenit për pará për të paguar ish-gruan e fëmijët, këste e detyrime të tjera si pasojë e shpenzimeve dorëlëshuara.
Megjithatë, nëse Republikanët marrin kontrollin e Kongresit, gjë që ka shumë gjasa të ndodhë, at mund të përpiqen të gjejnë lidhje financiare midis Presidentit dhe të birit.
“Sigurisht që familjarët e presidentëve dhe të zyrtarëve të tjerë politikë do të fitojnë pará”, thotë Shaub i Etikës.
“Do të kenë punë. Ata janë qytetarë privatë. Dhe nuk na takon neve të themi se si e kur duhet të fitojnë pará… Për fat të keq, Hunter Biden duket shumë si dikush që si profesion kryesor ka të qenit djali i Joe Biden. Por nëse nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë me Joe Biden, kjo mbetet më tepër një kritikë më shumë për një qytetar privat se sa për një zyrtar qeveritar ose për administratën”./ NBC NEWS
Diskutime rreth kësaj post