Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre.
Ditën e sotme Einxhel ka postuar një video në kanalin e saj të YouTube, ku na ka treguar momentin emocionues të ditës kur ka mësuar pret një fëmijë. Bukuroshja na ka treguar se në krahasim me lotët që ka derdhur në atë moment më shumë ka qarë kur e ka parë videon.
Por mesa duket nuk është Einxhel e vetmja e cila ka qarë kur e ka parë këtë video, por edhe Dagzit i janë mbushur sytë me lotë e këtë Einxhel na e tragon përmes mesazheve që ai i ka dërguar.
“Beb e kupton që ajo është dita më e lumtur në gjithë jetën time. Shumë e mirë video sytë lot mu mbushën”.
Eshtë bërë tashmë 1 vit që prej hyrjes së saj në ‘Big Brother Vip’ dhe fillimit të historisë së saj të dashurisë me Dj Dagz.
Duket se ditën e sotme Einxhel është bërë mjaft nostalgjike për këtë periudhë dhe ka kujtuar ditën e parë dhe momentin kur është takuar me Dagzin për herë të parë. Gjithashtu në postim moderatorja ka shkruar.
Diskutime rreth kësaj post