Në ka sistem që duhet të ishte më i përditësuar se të gjithë është pikërisht TIMS-i, një sistem elektronik, nëpërmjet të cilit kontrollohen hyrjet e daljet në kufi.
Por pikërisht dje, ky sistem, kryeministrin e vendit e ka nxjerrë të divorcuar.
Edi Rama rezulton i divorcuar dhe jo i martuar me Linda Ramën. Kjo sipas sistemit TIMS, i cili e ka nxjerrë zbuluar kur ai ka udhëtuar drejt Singaporit.
”Shuplaka” publikon të dhënat e sistemit, ku kryeministri Edi Rama, edhe pse është i martuar në vitin 2010 nuk rezulton aspak me këtë status civil.
Rama është martuar për të dytën herë, pas divorcit me Matilda Makoçin. Me Linda Ramën, kryeministri ka edhe një djalë.
Diskutime rreth kësaj post