Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në Syri.tv deklaroi se sot edhe zyrtarisht ka kërkuar divorcin nga Monika Kryemadhi edhe në rrugë ligjore.
Këtë e bëri të ditur Ilir Meta gjatë debatit ku po diskutohej për SPAK. U pyet se si do ta bindi anëtarësinë dhe publikun që SPAK është i kapur nga kryeministri Edi Rama kur nuk mund ta bind bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, Meta u shpreh:
“Keni shumë të drejtë. Pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje“.
Diskutime rreth kësaj post