Qytetarët amerikanë zgjedhin presidentin e 46-të si dhe përbërjen e dhomës së përfaqësuesve e senatit. Ditmir Bushati, anëtar i misionit të OSBE-ODIHR që vëzhgon ecurinë e zgjedhjeve, pranon se procesi reflekton një klimë të polarizuar.
“Për herë të parë ne këtë vit kemi patur edhe votim nga makina, ajo që konsiderohet ndryshe “drive through vote”, ku një nga temat të debatuara ka qenë nëse ky votim është legjitim, apo nuk është legjitim dhe besoj se institucionet gjyqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dhënë përgjigje kësaj teme”, tha ai për Vizion Plus.
Në Uashington dhe disa qytete të tjera janë shtuar masat e sigurisë pas paralajmërimeve për protesta por fatmirësisht deri më tani procesi i votimit nuk ka hasur pengesa apo incidente.
“Është një masë që autoritetet na kanë shpjeguar, janë kryesisht parandaluese për shkak të mundësisë të një akti të dhunshëm, që mund të dalë jashtë kontrollit, është një instrument që na e kanë shpjeguar për të mbrojtur pronës edhe bizneset. Po nga ana tjetër treguesi i polarizimit dhe i faktit se këto zgjedhje edhe njëherë mbeten një nga zgjedhjet me unike në historinë e Shteteve të Bashkuara”, tha Bushati.
Diskutime rreth kësaj post