Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka prezantuar nismën e fundit, Public Square (Sheshi Publik), një hapësirë virtuale, për të komunikuar me qytetarët.
Ditmir Bushati i cili aktualisht mban detyrën si anëtar kryesie në Partinë Socialiste, shkruan se nisja e bisedimeve është një moment i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët dhe kurorëzim i përpjekjeve të mijëra kontributorëve, paradoksalisht ndjehet një fare apatie dhe lodhje nga ky proces. Më tej ai e krahason rrugën e Shqipërisë drejt BE-së me një rrugë të thepisur.
Tema e parë që Bushati ka zgjedhur për takimin e parë me qytetarët përmes rrjeteve sociale është ‘Integrimi’.
Për Bushatin, “Mbi të gjitha, potenciali i brezit të ri duhet vendosur në shërbim te vendit, pasi Shqipëria Europiane duhet të hedhë mbas krahëve ngjarjet e trishtueshme të Otrantos së djeshme, apo të Le Manshit të sotshëm”.
Diskutime rreth kësaj post