Ish ministri Ditmir Bushati është duke kryesuar misionin vëshgues të OSBE në zgjedhjet parlamentare të Bjellorusisë. Pak ditë pasi mori këtë detyrë nga Asambleja Parlamentare e OSBE, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë nisi punën zyrtarisht duke u vendosur në krye të 80 vëzhguesve, që do të monitorojnë zgjedhjet bjelloruse.
Vëzhguesit e OSBE do të shpërndahen në të gjithë Bjellorusinë, për të monitoruar zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit në këtë vend. Në konferencën e zhvilluar në Minsk, Bushati dhe vëzhguesit e tjerë të OSBE, dëgjuan Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Bjellorusi për çështjet që lidhen me administrimin zgjedhor dhe të drejtat e vëzhguesve ndërkombëtar.
Një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve në Bjellorusi, Ditmir Bushati si kryesues i misionit vëzhgues, do të mbajë një konferncë për monitorimin e zgjedhjeve. Më pas, pritet që të përgatitë dhe raportin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të Bjellorusisë.
VIDEO:
Head of #OSCEPA Election Observation Mission to #Belarus @ditmirbushati opens the parliamentary briefings in Minsk. Some 80 observers from the PA will deploying around Belarus for election day. Findings will be presented at a post-election press conference on Monday. pic.twitter.com/HIv3huNjRY
— OSCE PA (@oscepa) November 15, 2019
Diskutime rreth kësaj post