Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati përmes një postimi në rrjetet sociale, ka kujtuar datën e sotme, 21 Janarin për 3 ngjarje sa të hidhura po aq edhe historike që kanë përshkruar kombin shqiptar.
Data e parë është ajo e 100 vjetorit të Kongresit të Lushnjes, që sipas Bushatit është një ngjarje që na nderon, dhe dëshmon maturinë e politikës dhe njerëzve të mençur.
Përkujtimorja e dytë lidhet me ndarjen nga jeta të Ibrahim Rugovës, i cili udhëhoqi rezistencën e shqiptarëve të Kosovës ndaj Serbisë, ndërsa e treta është pikërisht 21 Janari i 2011-s që lidhet me vrasjen e katër protestuesve në Bulevard, dhe sipas Bushatit na turpëron sa kohë që drejtësia nuk është vendosur.
“I pari na nderon. 100 vjetori i Kongresit të Lushnjes është dëshmi e maturisë politike të njerëzve të mençur që ditën të bëhen bashkë për fatet e Shqipërisë në momente kritike.
I dyti na dhemb. Pasi lidhet me ndarjen nga jeta të Ibrahim Rugovës, në 2006-ën. Personalitetit që udhëhoqi rezistencën ndaj Serbisë e që ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës.
I treti na turpëron. Sepse më 21 Janar 2011, shteti vrau 4 protestues të pafajshëm dhe drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj.”, shkruan Bushati.
Diskutime rreth kësaj post