Pas një vere të nxehtë po mbërrijmë kështu drejt vjeshtës meteorologjike e cila do të nisë këtë javë. Kjo nuk do të thotë që ditëve buzë detit i erdhi fundi, gjë të cilën e dëshmojnë temperaturat e pritshme si më poshtë.
Gjatë kësaj jave do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira hera herës në zhvillim. Reshjet e shiut, të cilat do të prekin zonat veriore e qendrore me intensitet të ulët do ti lenë vendin motit të kthjellët.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era, do të fryjë nga juglindja e më së shumti nga veriperëndimi e lehtë në tokë e përgjatë bregdetit mesatare. Gjatë ditës së premte era do të jetë e fortë në brigjet e Jonit, çka do të sjellë rritje të dallgëzimit në forcën 4 dhe 5 ballë.
Diskutime rreth kësaj post