Kryeministri Edi Rama, nga takimi i radhës elektoral ka uruar kryetarin e PD, Lulzim Basha, i cili feston sot ditëlindjen e tij.
Në urimin e Ramës nuk ka munguar ironia, e cila megjithatë më pas ia ka lënë vendin një urimi të sinqertë.
“Edhe 100! I paç 100 vitet e ardhshme në gjumin më të ëmbël që dëshiron! Por, sinqerisht, shëndet dhe mbarësi për familjen dhe fëmijët”, ka thënë Rama.
Diskutime rreth kësaj post