Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës. Dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa dy të tjerë kanë janë plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Nimçë, ku si pasojë e lagështirës, ka dal nga rruga, mjeti tip “Benz”, bëjnë me dije burime policore.
Për pasojë, ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit M.H., 45 vjeç, dhe pasagjeri shtetasi R.K, 50 vjeç, banues në fshatin Nimçë.
Është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës, Xh.H, 34 vjeç, ndërsa N.K, 11 vjeç, banues në fshatin Nimçë, s’ka probleme për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Po sot tre persona kanë humbur jetën pasditen, si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmbor.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Torovicë-Malecaj, në Lezhë, kur masivi shkëmbor është shkëputur dhe ka zënë një makinë poshtë.
Diskutime rreth kësaj post