Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, qindra gra janë mbledhur në mbështetje të të drejtave të tyre në të gjithë Italinë.
Shumica e sindikatave të vendit janë bashkuar, gjithashtu pjesë e grevës përshijnë të gjithë sektorët prodhues, nga shëndetësia te arsimi dhe muzetë, me përjashtim të vetëm të transportit publik.
Dita Ndërkombëtare e Gruas, qindra gra dhe vajza në
Nxënësit dhe studentët që po marrin pjesë në marshimin në Romë mbajnë pankarta me sloganin “Ne nuk i harrojmë gratë e Gazës dhe të gjithë Palestinës”. Në Romë, gratë mbanin pankarta me slogane të tilla si “kundër dhunës patriarkale” dhe “nëse ndalemi, e gjithë bota ndalon”.
Grupet italiane për të drejtat e grave u kanë kërkuar burrave këtë vit “të mos u japin mimoza partnereve, nënave dhe motrave të tyre, por të mësojnë t’i respektojnë ato në çdo moment dhe aktivitet të jetës së tyre”.
Dita Ndërkombëtare e Gruas, qindra gra dhe vajza në
Lulja e mimozës është dhurata simbolike në ditën e gruas në Itali.
Në mesazhin e saj, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, “falenderoi të gjitha gratë që dëshmojnë çdo ditë vendosmërinë dhe aftësitë e tyre të pashtershme, duke arritur të bëjnë një ndryshim në të gjithë shoqërinë tonë”.
Diskutime rreth kësaj post