Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar pas rasteve të shtuara me COVID-19 në vend ku akuzon kreun e qeverisë si një genjeshtar pa shërim. Sipas Vasilit, “Studimi i Forbes tregon qartë se çfarë genjeshtari pa shërim është Edi Rama”.
Petrit Vasili shkruan:
“Rama çfarë genjeshtari dhe studimi i Forbes për Pandeminë!?
Sot 44 raste të reja me COVID-19.
Në pikun e pandemisë numri me i lartë ishte në 3 prill 27 raste.
“Suksesi madhështor” i Edi Ramës pas izolimit idiot 2 muaj e gjysëm është rritja me 62%.
Ja në çfarë duar është shendeti i shqiptarëve.
Edi Rama genjente pak javë më parë pa ju dridhur syri se kishte bërë mrekulli botërore në menaxhimin e pandemisë. Ja çfarë thoshte:
“Albania the Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar”,- shprehej Rama.
Studimi i Forbes tregon qartë se çfarë genjeshtari pa shërim është Edi Rama.”, – shkruan Vasili.
Diskutime rreth kësaj post