Temperaturat e larta si asnjëherë më parë në Britaninë e Madhe, kanë shkaktuar mjaft kaos në pjesën më të madhe të qyteteve të vendit.
Si pasojë e temperaturave të larta pista e Aeroportit Luton u mbyll për shkak të shkrirjes së sipërfaqes së saj, pasi Uellsi regjistroi ditën e tij më të nxehtë në rekord me Anglinë që do të pasonte më vonë me shpërthimet e zjarreve.
Nxehtësia e madhe ka bërë që të anulohen trenat e të mbyllen edhe shkollat
Fluturimet u devijuan nga aeroporti, ndërsa inxhinierët u thirrën menjëherë në kantier dhe punimet e riparimit janë duke u zhvilluar për të rifilluar punën sa më shpejt të jetë e mundur.
Met Office konfirmoi se Haëarden në Flintshire kishte arritur 37.1C (98.8F) këtë pasdite, duke tejkaluar nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në Uells prej 35.2C (95.4F) në të njëjtin vend më 2 gusht 1990.
Diskutime rreth kësaj post