Në vitin 1967, në kulmin e konfliktit gjashtëditor arabo-izraelit, Forcat Ajrore izraelite filluan një sulm të paprovokuar mbi USS Liberty, një anije spiune e marinës amerikane e cila ishte duke monitoruar konfliktin nga ujërat ndërkombëtare në Mesdhe.
Aeroplanët luftarakë izraelitë kishin goditur anijen me raketa dhe mjete tjera, para se tri anije izraelite kishin filluar lëvizjen drejt një sulmi të dytë më shkatërrimtar.
Edhe pse nuk u fundos anija detare, ajo u dëmtua rëndë. Tridhjetë e katër ushtarë dhe analistë civilë amerikanë u vranë, 171 të tjerë u plagosën.
Më vonë Izraeli kërkojë ndjesë për atë që pretendohej të ishte një rast tragjik me cak “identitetin e gabuar”. Konsideruan se kishin dyshuar që anija ishte një anije armiqësore detare egjiptiane.
Presidenti amerikan Lyndon Johnson ishte privatisht i nevrikosur, por publikisht Shtëpia e Bardhë nuk zgjodhi që të sfidoj fjalët e aleatit të saj në Lindjen e Mesme dhe kishte pranuar se sulmi kishte qenë një aksident.
Megjithatë, një hetim ekskluziv i Al Jazeera ka zbuluar dëshmi të freskëta të cilat hedhin dritë mbi atë se saktësisht çfarë ka ndodhur atë ditë fatale – dhe ato që pasuan më tej, transmeton Telegrafi.
Nga Richard Belfield:
Për herë të parë në lidhje me sulmin ndaj anijes amerikane unë mësova në vitin 1980 në një darkë me një ish-analist nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) në Washington DC.
Atëbotë, unë i premtova një mikut tim se nëse ndonjëherë do të kisha mundësinë, do të bëja një film lidhur me këtë ngjarje.
Gjatë viteve, idenë ua kam prezantuar shumë shtëpive televizive dhe gjithmonë, të habitur, zakonisht jepnin të njëjtën përgjigje, “A jeni të çmendur?”
Më tej, në vitin 2009 isha i ftuar në konferencën e bienales së NSA-së rreth kriptografisë historike, duke folur për një kod të pazgjidhur për një monument të shekullit të 18-të në një shtëpi angleze.
Përderisa isha atje, unë shkova në dy sesione të tjera – të dyja kishin të bënin me sulmet ndaj sinjaleve inteligjente të anijeve detare amerikane.
I pari kishte të bënte me kapjen e anijes spiun amerikane, të Pueblo (nga forcat e Koresë së Veriut në vitin 1968 – e cila nuk u kthye kurrë më). Të mbijetuarit e atij incidenti janë trajtuar si heronj.
Ditën tjetër kishte një sesion për “USS Liberty”. James Scott, i cili ka shkruar librin më të mirë rreth sulmit të saj, ishte në skenë dhe i kufizuar në 20 minutat e tij. Kundër tij ishin tre izraelitë, të cilëve u dha kohë e mjaftueshme për të dhënë argumentet e tyre.
Të mbijetuarit nga kjo ngjarje u lejuan të ulen në audiencë, por u ishte mohuar të thonë çdo gjë që kishte të bënte me ngjarjen.
Si një anglez, gjendesha i përfshirë në ndjenjën e të qenit fer dhe mendova se kjo ishte një turp. Ishte e tmerrshme për ta parë.
Së pari, ekuipazhi ishte sulmuar në mes të ditës nga një aleat i ngushtë, atëherë ata janë të tradhtuar nga qeveria e tyre dhe tani ata janë duke u poshtëruar nga e njëjta agjenci, në të cilën shumë prej tyre kishin punuar edhe më 1967.
Më parë këtë vit, kam kërkuar një kopje të kasetës audio të sulmit, ku shpaloseshin në kohë reale bisedat mes pilotëve izraelitë të Forcave Ajrore dhe kontrolluesit e tyre prapa në bazë.
Ajo kurrë nuk kishte qenë e transmetuar më parë. Unë shkova për të folur me Al Jazeera dhe pas një shqyrtimi të kujdesshëm, rrjeti pranoi filmin.
E gjitha filloi me James Scott (i cili merr kreditin e bashkë-producentit në këtë projekt).
Kur kishte shkruar librin e tij, ai tashmë i kishte intervistuar të mbijetuarit, si dhe shumë nga njerëzit kryesorë të makinës politike dhe të zbulimit të Washingtonit nga ajo kohë.
Prezantimet që ai bëri do të provojnë fakte të paçmuara që i kemi filmuar në intervista.
Veteranët ishin të jashtëzakonshëm. Njëri pas tjetrit, ata ishin bujar me kohën e tyre, në mënyrë uniforme elokuent dhe plot pasion – dhe mbi të gjitha, të sinqertë në kujtimet e tyre.
Ata të gjithë ndiheshin të tradhëtuar nga qeveria amerikane, por ishin të etur për të shfajësuar njerëzit e zakonshëm si hebrenjtë në Izrael, për çdo përgjegjësi për incidentin.
Mllelfi i tyre ishte thjesht me zyrtarët e lartë izraelitë në dhomën e kontrollit dhe të eprorëve të tyre më të lart deri në zinxhirin e komandës që kishte urdhëruar sulmin.
Pas disa ditësh filmime, telefonova Elaine Morris, prodhuesin tim në Londër. Ajo pyeti se si janë duke shkuar gjërat. E gjitha që unë mund t’i thosha ishte se cilësia e intervistave ishte më e mira që kisha përjetuar ndonjëherë në shumë dekada në këtë biznes.
Në Teksas, ne intervistuam Bobby Ray Inman, një oficer të zbulimit me një histori brilante në CIA, Inteligjencën e Marinës dhe si një ish-drejtor i NSA.
Kontaktet e mia në botën e inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar gjithmonë më thoshin se “ai është një nga djemtë e mirë” dhe unë shpejt e zbulova. Ai ishte i sinqertë dhe i qartë.
Komandantët e lartë izraelitë, shpjegoi ai, e dinin saktësisht se çfarë ishin duke bërë, kur ata sulmuan “Liberty” dhe kur kishte ardhur koha për të dhënë llogarinë, qeveria e SHBA-ve kishte “kamufluar” gjërat.
Ne filmuam një ceremoni përkujtimore vjetore në Uashington DC. Ajo ishte emocionale dhe e tensionuar, me të mbijetuarit, familjet dhe miqtë, të mbledhur në një mëngjes me diell – është një kujtim që nuk do të zbehet.
Vite më parë, unë kam vizituar varret e ushtarëve të SHBA-ve tek Varrezat në Arlington, por tani, pas ceremonisë, unë kam për të shkuar përsëri atje me Dave Lucas, një nga të mbijetuarit e sulmit dhe një njeri me të vërtetë të mrekullueshëm.
Ne filmuam derisa ai ecte deri në kodër dhe mbante një kurorë nga ceremonia.
Krahas tij ishte një anëtar i ekuipazhit, një specialist i gjuhës portugeze, i cili kishte lënë “Liberty-n” në Spanjë, vetëm disa ditë para se ajo të nisej për në Mesdhe për të marrë pozicion në brigjet egjiptiane.
Ai ishte zëvendësuar përkohësisht për misionin nga një gjuhëtar arab. Ai qau për shokët që u kishte thënë lamtumirë, të cilët kurrë nuk i kishte takuar më.
Derisa ne filmonim shtrimin e luleve, një intervistë me një nga të mbijetuarit e tjerë, Jim Kavanagh erdhi papritmas në mendje. “Përjetuam ferrin”, kishte thënë ai. “Por ata e lanë këtë tokë”.
Së fundi, ne kemi filmuar “simotër” të “Liberty”, në San Francisko.
Ekuipazhi tërhoqi një flamur të madh amerikan për ne. Flamuri, i njohur si “ngjyrat e pushimit”, ishte identik me atë që valëvitej në “Liberty” më 8 qershor, 1967.
Ajo ishte e madhe, në mënyrë të qartë e dukshme për milje, dhe unë e dija menjëherë se askush nuk mund të ketë qenë në ndonjë dyshim në lidhje me kombësinë njerëzve që lundronin me të.
Duke shikuar yjet dhe vijat që shpaloseshin në erë, kuptova se duhej të mbaja premtimin që i kisha dhënë mikut tim, në një restorant në Washington, 34 vjet më parë.
Diskutime rreth kësaj post