Në një postim në rrjetet sociale, presidenti Bajram Begaj, ka uruar sot shqiptarët për Ditën Kombëtare të Alfabetit.
Kreu i shtetit shkruan se kjo nuk është festë vetëm e shkronjave shqipe, për përkujtimi i shekujve qendresë për mbrojtjen e saj.
Postimi i plotë:
Sot festojmë thesarin tonë më të çmuar, simbolin më të bukur të bashkimit kombëtar e qëndresës shqiptare: alfabetin e gjuhës sonë të bekuar.
Dita Kombëtare e Alfabetit nuk është thjesht festa e shkronjave shqipe, por përkujtim i shekujve të qëndresës së gjuhës sonë në të shkuarën, mirënjohje për vlerat e bukurinë e saj në të tashmen dhe një zotim për ta çmuar e iu dedikuar në të ardhmen.
Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!
Me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në Kavajë.
Diskutime rreth kësaj post