Dita e Ujit të Bekuar është festuar në të gjithë vendi nga besimtarët ortodoks. Të rinjtë janë futur në ujin e lumenjve apo në det për të kapur kryqin i cili thuhet se u sjell fat. Kryqi që u hodh në shatërvanin në lulishten Vangjush Mio të qytetit te Korçës u gjet nga 21 vjecari Elvis Rakipi. I cili ishte ne grupi e te rinjve qe sfiduan temperaturat. Mesha e rastit u mbajt nga mitropoliti i Korçës imzot Johani, kurse ceremonia u ndoq nga qytetare dhe besimtare.
Ne Fier, procesioni nisi ne kishën e Shën Gjergjit dhe u mbyll në shatërvanin e madh. Fituesi ishte 15 vjecari Angjelo Davidhi. Katër persona sfiduan njeri-tjetrin në det për të kapur kryqin. Në Vlorë Athanas Davidhi, arriti të kapë kryqin në ujërat e ftohta të detit
Te rinjtë ne Berat nuk ngurruan te hidheshin ne ujërat e lumit OSUM per te kapur kryqin. 7 djem u futen brenda sapo At Johan Qako kreu ceremoninë e kryqit. nga 22-vjeçari Vasil Tapija nga lagja Gorice arriti te fitoje.
Në Durrës kryqi u kap nga 16 vjecari Vasil Aleksi. Kapjen e kryqit ja dedikoi xhaxhait të tij i cili ka ndërruar jete.
Në Sarandë, kryqi i hedhur në det u kap nga 22 vjecari nga Dervicani, Andrea Baruta. Për besimtarin ortodoks kjo ishte hera e dytë që tentonte të kapte kryqin.
Në Gjirokastër rituali u krye në ujërat e lumit Drino, ishe vetëm i riu Enea Kondo u fut për të kapur kryqin.
Kapja e kryqit cilësohet si një bekim i madh për fituesin. Më pas, besimtarët kanë qëndruar në radhe për të marrë një sasi uji, si simbol mbarësisë për vitin e ri kalendarik.
Diskutime rreth kësaj post