Dita e nësërme parashikohet me mot kryesisht të vranët. Mësohet se do të ketë reshje shiu të herëpasherëshme në të gjithë vendin me intensitet mesatar e në jugperëndim me intensitet deri të lartë.
Shërbimi Meteorologjik parashikon reshje bore në veri-verilindje në lartësinë mbi 600 metra, në juglindje në lartësine mbi 900 metra.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/s, e cila hera-herës pritet të jetë e fortë përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore me shpejtësi deri në 20-25m/s. Valëzimi do jetë i forcës 5-6 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
vendet malore 5°C deri në 9°C
vendet e ulëta 8°C deri në 15°C
vendet bregdetare 9°C deri në 14°C.
Diskutime rreth kësaj post