Dita e fundit e vitit pritet të shënojë ulje drastike të temperaturave. Shumë qytete kryesisht në veri dhe veri-lindje do të zbardhen nga dëbora, ndërkohë në kryeqytet temperaturat do ulen edhe më shumë.
IGJEUM në njoftim thekson se temperatura më e lartë për nesër do jetë 8 dhe më e ulëta deri në -7.
Kryesisht në vendet malore, pra temperatura do të variojë nga -7 në 0 °C.
Në vendet e ulëta nga -1 në 7 °C dhe në bregdet nga 3 në 8 °C.
Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë).
Kështu që pritet një ditë e ftohtë dhe e acartë, ndaj merrni masat.
Diskutime rreth kësaj post