Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, në Ditën e Çlirimit është shprehur se 28 nëntori është kurorëzimi i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të popullit shqiptar.
Nikolla shprehet se lufta e ashpër kundër pushtuesve ishte një sakrificë e madhe, por edhe një frymëzim i madh.
“I bashkohem sot mirënjohjes e nderimit për dëshmorët, veteranët e Luftës, çlirimtarët e Shqipërisë”, shprehu ndër të tjera Nikolla.
29 Nëntori, Dita e Çlirimit, është kurorëzimi i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të popullit shqiptar.
Çlirimi i ???????? është një vepër monumentale e partizanëve shqiptarë, të mbështetur nga populli, të cilët në Luftën e Dytë Botërore e vendosën vendin tonë në anën e duhur të historisë.
Lufta e ashpër kundër pushtuesve në malet, luginat, fshatrat, qytetet, në çdo pëllëmbë të territorit të ???????? është një sakrificë e madhe, por edhe një frymëzim i madh.
Antifashizmi, liria dhe vlerat demokratike qëndrojnë në themelet e ???????? evropiane, një anëtare e denjë e NATO-s, kontribuese e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Evropë e në botë dhe promotore e zhvillimit, integrimit dhe bashkëpunimit në rajon.
I bashkohem sot mirënjohjes e nderimit për dëshmorët, veteranët e Luftës, çlirimtarët e Shqipërisë.
Diskutime rreth kësaj post