Një grup senatorësh republikanë, të udhëhequr nga Ted Cruz i Teksasit deklaruan se do të sfidojnë fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, kur javën e ardhshme kur pritet të certifikohet në Kongres, rezultati i Kolegjit Zgjedhor.
Kjo lëvizje është kryesisht simbolike, thotë REL dhe nuk ka pothuajse shans që ta ndalojë Bidenin të bëjë betimin si president në 20 janar, megjithatë ajo përbën një përpjekje të paprecedent për të kundërshtuar vullnetin e elektoratit amerikan. Në një deklaratë të përbashkët më 2 janar, të njëmbëdhjetë republikanët pretenduan se “akuzat për mashtrim dhe parregullsi në zgjedhjet e vitit 2020 tejkalojnë çdo akuzë që është bërë” në zgjedhje ndonjëherë, edhe pse nuk dhanë dëshmi për të mbështetur këto pretendime.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka refuzuar që ta pranojë humbjen në zgjedhje dhe hedhur akuza se zgjedhjet u manipuluan, teksa është zotuar se do të vazhdojë të luftojë për rezultatin zgjedhor. Kur Kongresi të mblidhet më 6 janar që ta certifikojë zyrtarisht fitoren e Bidenit, grupi i senatorëve do të kërkojë krijimin e një komisioni të posaçëm që do të kryejë “një auditim emergjent dhjetëditor” mbi rezultatin e zgjedhjeve.
Pothuajse 140 republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve po ashtu pritet të kundërshtojnë rezultatet nëpër shtetet amerikane, gjatë mbledhjes së përbashkët të Kongresit.
Diskutime rreth kësaj post