Qyteti i Napolit në Itali është tronditur nga lëkundje tërmeti gjatë mëngjesit ët sotëm.
Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv) regjistroi shtatë lëkundje të ndryshme, më e forta prej të cilave ishte me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter, e regjistruar në orën 06:18 të mëngjesit të sotëm.
Ishte thellësia e vogël e goditjes që bëri të ndjehej më i fortë në sipërfaqe. Kjo shkaktoi frikë mes banorëve të zonës, të cilët dolën nëpër rrugë.
Siç raportohet nga faqja e internetit Ingv, goditja e parë është regjistruar në orën 1:58 me një magnitudë 2.0. Në orën 2:01 e dyta, me magnitudë 2.5; në orën 4:11 një tjetër, me magnitudë 2.0; në orën 6:10 e katërta, me magnitudë 2.5; në 6:18 e pesta, me magnitudë 3.3 dhe, përsëri, në 6:22 një me magnitudë 2.8.
Diskutime rreth kësaj post