Disa nga arsyet më të zakonshme të cilat ndikojnë në zverdhjen e dhëmbëve janë: pirja e duhanit, kafeja, vera e kuqe, konsumimi i sheqernave të rafinuara dhe pijeve acidike, përdorimi i antibiotikëve etj.
Është e rëndësishme që për një buzëqeshje të bukur të kemi dhëmbë të bardhë prandaj më poshtë janë listuar disa mënyra për të ndihmuar në zbardhjen e dhëmbëve.
1. Ndëprerja e ushqimeve dhe pijeve që shkaktojnë njolla
Shmangni ushqimet të cilat i ekspozojnë dhëmbët tuaj ndaj njollave të errëta që shkaktohen nga konsumimi i çajit, kafesë, verës, lëngjet me ngjyra dhe duhani.
2. Mbani një higjienë të mirë orale
Kjo do të thotë që duhet t’i lani dhëmbët dy herë në ditë dhe të përdorni fillin dentar çdo ditë në mënyrë që parandaloni prishjen e dhëmbëve dhe problemet me mishrat. Pastrimi profesional një herë në gjashtë muaj do të bëjë gjithashtu që dhëmbët të jenë më të shëndetshëm dhe më të bardhë.
3. Konsumoni ushqime që kanë shumë vitamina dhe minerale
Kjo jo vetëm ndihmon për të pasur dhëmbë më të shëndetshëm, por edhe në mbajtjen e ngjyrës së bardhë të dhëmbëve.
Diskutime rreth kësaj post