Avokati Ylli Manjani vijon të shprehë hapur kritikat ndaj qeverisë e opozitës. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se si pasojë e luftës brenda llojit zbulohen skandalet qeveritare dhe se kështu publiku merr vesh ç’ndodh me ata që marrin vendime në emër të tij.
Shkrimi i Manjanit në Facebook:
“Po të mos ishte lufta brenda llojit, asnjë skandal qeveritar nuk do zbulohej kurrë.
Nga kjo luftë përfiton publiku që merr vesh ç’ndodh me ata që marrin vendime në emër të tij.
Të gjitha ato skandale që njeh opinioni publik kanë dalë nga përplasjet e brendshme.
Ka dhe histori gri e rozë që pushteti i nxjerr vetë për të shfokusuar vemendjen nga skandale të tjera, ose për të rritur kultin e udhëheqësit.”, ka shkruar Manjani.
Diskutime rreth kësaj post