Moderatori i emisionit ‘Top Story’, Sokol Balla ka menduar të zhvillojë një intervistë ndryshe me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është në akuzë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për pjesë e një grupi të trafikut të drogës.
Vetëm pak ditë më parë, prokuroria kërkoi arrestimin e tij, duke e akuzuar atë, si të përfshirë në trafikun e drogës nga vëllezërit ‘Habilaj’, njëri prej tyre i arrestuar në Itali.
Por, mazhoranca vendosi që të mos i japë autorizim prokurorisë për arrestim, ndërsa dha leje për kontroll banesa.
Oficerë të policisë gjyqësore bënë kontroll pak ditë më parë, ku ende nuk dihet se çfarë kanë marrë prej aty.
Ndërsa, mbrëmjen e sotme, Tahiri është intervistuar në shtëpinë e tij nga Balla.
Gjatë intervistës ai u pyet rreth vendimit të PS për përjashtimin PS, por Tahiri u përgjigj se nuk ka asnjë përjashtim. Vendimi i sqaruar nga selia rozë deri tani është “pezullim deri në zbardhjen e së vërtetës”. Ish-ministri i Brendshëm nuk beson se është “barrë për Partinë Socialiste”, ndërsa përjashtimin e thotë se e mirëkupton dhe se e ka kërkuar edhe vetë.
Lidhur me qëndrimin e PS dhe deklaratat e Ramës për çështjen, Tahiri tha se në këtë situatë ky qëndrim ka qenë i detyruar.
“Në kushtet që jemi ishte një qëndrim gati i detyrueshëm për të mos pasur asnjë koment politik. Unë këtë e kam kërkuar vetë nga kryetari i PS. Kam kërkuar të mos kem asnjë mbrojtje dhe asnjë koment, sepse s’ka pse bëhet politikë në këtë histori. Pres që të gjithë ta marrin të vërtetën nga fjala e drejtësisë, jo nga unë. Nuk prisja më shumë nga vendmarrja e PS”, shpreht ai.
Por a është Saimir Tahiri druri i shtrembër që flet Edi Rama?
“Nuk kam dëshirë të komentoj deklaratat e çdokujt prej nesh, përfshirë edhe Edi Ramës, por që duhen lexuar në kontekstin e madh. Nuk prirem ta gjykoj, pavarësisht se disa gjëra që kam dëgjuar unë do t’i bëja ndryshe, megjithatë nuk shoh ndonjë hata në atë që tha Kryeministri. Ca gjëra do t’i kisha thënë ndryshe. Konceptualisht bie dakord me të, por nuk do të doja që të më mbronte siç mbronte Berisha të tijët”, thotë ai.
Pjesë nga Intervista:
Si u ndjeve kur pe oficeret e policise gjyqesore ne shtepi?
Ndjesi e sikletshme por jo e e paparashikuar per mua pavaresisht se detyra gjithmone me ka bere te shikoja anen e atyre qe hynin ne shtepine e njeresve. Eshte procedurë goxha e vështirë. Kam kuptuar ata që janë ndierë disi të dhuunuar nga policia dhe i kam dhënë më shumë të drejtë atyre që në kohën kur më ankohesin i ngelizhoja pak por në këtë rast është e detyrueshme për të gjithe ata që janë në me të një sitaute siç jam unë.
Si e ka përjetuar familja?
Me stres goxha të madh s’ta përshkruar dot por po mundohem unë tu jap pak forcë se ndoshta askush nga ata s’ka menduar që të bësh politikë në Shqipëri ka edhe këto kosto.
Pse zgjodhe ti përfshish, nuk mendove ta lije jashtë familjen të përballeshe me akuzat e ndoshta edhe me prangat politike por ta lije familjen tënde jashtë?
Po hetohem, jam deputeti i vetëm të cilit policia i ka hyrë në zshtëpi për kontroll edhe pse në Shqipëri ka pasur polot raste ku akzuat kanë qenë shumë më reale. Askush s’e ka parë edhe shtëpinë pjesë të punës së prokurorisë duke hyrë brenda, sjam fshehur kurrë pas imunitetit dhe skam imunitet. as unë as cdo deputet i Kuvendit s’ka imunitet.
A ishte gjyq politik i PS?
Nuk e besoj dhe nuk e pashë ashtu. Nuk pranoj njeri te me beje gjyq publik.
Diskutime rreth kësaj post