Diplomati, Agim Nesho komentoi reagimet e faktorit ndërkombëtar për zgjedhjet e 25 prillit duke i quajtur zgjedhje të mira dhe të qeta. Sipas tij legjitimi i këtyre zgjedhjeve shihet nga opozita
“Mirësisht apo fatkeqësisht trupi diplomatik në Shqipëri ka një diapozon shumë të gjerë se është përdorur dhe nga politika shqiptare dhe ka pranuar hapësirat për të qenë personazh në politikën shqiptare. Pa mbaruar procesi zgjedhor çdo deklaratë e kujdo qoftë është e nxituar se po shikojmë nga prova në provë që këtu kanë qenë jo vetëm parregullsi të jashtëzakonshme, jo vetëm tendenca për blerje masive të votave, jo vetëm skualifikimi i votave duke i prishur ato gjatë numërimit po kemi përdorimin e makinerisë së shtetit me një presion ndaj administratë dhe gjithë institucioneve të shtetit për të realizuar këto zgjedhje. Në këtë moment edhe në interes të komunitetit ndërkombëtar është që duhet të ndalojë. Së dyti, legjitimi i këtyre zgjedhjeve nga opozita. Nëse qëndron në princip, atëherë le ta bëjë komuniteti ndërkombëtar nëse kërkon stabilitet, le të bashkëpunojë me një regjim që është i lidhur me krimin”, tha Nesho për Ora News.
Sa i takon hetimit të krimeve zgjedhore, Nesho thotë se ka një mosangazhim të institucioneve të prokurorisë.
“Opozita ka paraqitur mbi 155 raste të krimit paraelektoral që sollën deformimin e votës. Janë në presion të plotë. Shteti ligjor në Shqipëri është i asfiksuar”, tha Nesho.
Diskutime rreth kësaj post