Diplomati i njohur, Agim Nesho u shpreh se opozita në Shqipëri do të forcohet. Ai tha se ndarja e Partisë Demokratike do të sjellë ndërgjegjësim te qytetarët të cilët do të shkojnë drejt asaj ane të PD-së që ngjall shpresë te qytetarët.
“Nga vetë karakteri dhe lufta që bëjnë midis dy pjesëve të PD-së, steka e PD-së e udhëhequr nga z. Berisha po lufton ndaj sistemit, gjë që tregon se edhe përkrahja e njerëzve do të shkojë drejt kësaj”, u shpreh Nesho për Euro News Albania.
Ai tha se në 2022 do të ketë vazhdimësi të ngjarjeve politike të vitit 2021 në Shqipëri.
Ndër këto ngjarje ai përmendi pasojat e “masakrës zgjedhore” të 25 prillit dhe ndarjen e opozitës.Shqipëria është në pozicionin më të ulët të spirales, sipas Neshos dhe ose do të ngrihet me ringritjen e opozitës dhe reagimin e shoqërisë, ose do të ketë autokraci të thelluar.
Diskutime rreth kësaj post