Diola Dosti, është një nga banorët e “Big Brother VIP Albania”, e cila flet gjithmonë për zgjuarsinë, ku gjatë bashkëbisedimit me banorët e tjerë, ajo ka thënë se është pikërisht zgjuarsia që e tërheq tek njerëzit dhe jo pamja fizike.
Së fundmi, teksa ka biseduar me Dean, nutricionistja i ka rrëfyer një histori personale, ku është “dashuruar” me një 77-vjeçar.
“Unë këtë kam problem edhe me meshkujt, nuk mundem të dashurohem dot vetëm me fizikun. E kam shumë të rëndësishme edhe me mendje. Ai ishte aq i zgjuar. Kur shikoja sytë e tij, sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i thosha mikeshave të mia “Kam rënë në dashuri”,- i tregonte Diola Deas.
“Ti je e çmendur, ai 77-vjeç”- tregoi Diola se i thonin mikeshat, duke zbuluar kështu edhe moshën e personit për të cilin tha se kishte rënë në dashuri.
Por e gjitha kjo bisedë, mund të jetë bërë në sensin se njerëzit janë të lirë për të shprehur pëlqimet e tyre, pavarësisht diferencës së moshës apo dhe dashurisë së pamundur për t’u realizuar.
Diskutime rreth kësaj post