Profesoresha e njohur Luljeta Bozo sot ka pranuar propozimin e kryeministrit Rama për të marrë pjesë në listat për deputetë të PS, në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021.
Për këtë ka reaguar edhe ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Malaj, kritik i Ramës i cili ka shprehur vlerësimin e tij për Bozon.
Në Facebook, Malaj shkruan se dinjitetin e Bozos nuk mund ta cënojë asnjë joshje partiake, dhe njerëzit që e sulmojnë kanë mungesë kulture qytetare.
Shënimi i plotë i Malajt:
“Angazhimi ne politik i profesores Luljeta Bozdo, e spikatur ne kontributet e saj akademike gjate gjithe jetes dhe sidomos ne perkushtimin profesional gjate termetit, meriton perhere mirenjohje.
Reagimet jo pozitive ne rrjetet sociale jane pasqyre e mungeses se kultures qytetare dhe politike.
Asnje parti politike nuk duhet te synoj te kete monolinl e njerezve te mire te nje vendi.
Perfshirja ne lista eshte vetem nje moment me theks elektoral, Respektimi I tyre gjate mandateve politike dhe mos penalizimi kur I terheqin veshin kryetareve eshte sfida reale.
Jam I bindur se dinjitetin dhe integritetin e prof Bozdo nuk e cenon dot asnje joshje aq me pak ne kete moshe dhe aq me pak joshja politike.
Mirenjohje proferores tone te talentuar.!!”- shkruan Malaj.
Diskutime rreth kësaj post