Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e jashtëzakonshme që po mban sot iu kërkoi kryebashkiakëve socialistë që t’i “vendosin gishtin kokës”. Rama iu dha përgjigje edhe kritikëve që dje pas takimit me drejtorët e Policisë, e kundërshtuan duke thënë se “ishte kujtuar vonë”.
“Arsyeja e parë themelore pse u thirra është se të gjitha pa përjashtim ti vini mirë gishtin kokës, të kuptoni se mandati i tretë kërkon përkushtim të trefishtë ndaj popullit. Një vetëdijësim të trefishtë për performacnën e bashkive tona. Më ra në sy se pas takimit të djeshëm me policët disa ishin shprehur se unë isha kujtuar vonë për të kërkuar një kurs në ndryshimin e policisë së shtetit.
Kjo nuk është aspak e vërtetë as unë nuk jam kujtuar vonë as gjërat nuk janë njësoj kur nisi ngritja e policisë së shtetit. Po të shoshim majën ku duam të ngjitemi është e pamjaftueshme. Duke e mbyllur këtë parantezë. Prokurimet publike kërkoj vëmendjen tuaj në këtë aspekt dhe uroj në reagimin tuaj sa të menjëhershëm aq edhe të pandërprerë deri në fund të mandatit. Nuk po u hyj fakteve se sa shumë është përmirësuar sistemi, por duke qenë se pakënaqësia është që nga dita ime e parë në jetën time publike edhe për prokurimet publike kam kërkuar reformimin e mëtejshëm. Pas një pune dy vjeçare është miratuar dhe sapo ha kyri në fuqi paketa e re ligjore në fushim e prokurimit publik. Krijon premisa optimale për rritjen e eficesës së sistemit.
Paketa e re synon të rrisë integritetin e të gjitha palëve të përfshirë. Mbështet edhe fuqizimin e mekanizmave monitorues dhe ndëshkues për çdo shkelje. Ju ftoj të merrni një laps në dorë ta studioni këtë paketë. Ju sugjeroj shumë dashamirësisht të mos përzieni me proceset e prokurimit publik. Të mos influenconi. Mos luani me një zjarr që do bëhet më përvëlues kur drejtësia e re do të ketë mbështetjen time kundër kujtdo nga ju që do të luaj me zjarrin,” – deklaroi Rama.
Diskutime rreth kësaj post